Platformë dixhitale e dedikuar për menaxhimin e njohurive dhe
trajnimin e administratës publike.

Kjo platformë është ngritur me mbështetjen teknike dhe financiare të Programit për Decentralizim dhe Zhvillim Vendor (DLDP), i cili financohet nga qeveria e Zvicrës nëpërmjet Agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim e Zhvillim (SDC).


e-Libraria është një platformë dixhitale e cila realizon menaxhimin e njohurive që përmbajnë kurrikulat e trajnimit, materialet mbështetëse dhe kalendarin e trajnimeve nga Shkolla e Administratës Publike të Shqipërisë për programet e trajnimit të administratës publike.

Menaxhimi i Njohurive

E-Libraria përbëhet nga kurrikula trajnimi, materiale mbështetëse, legjislacion dhe tipologji të tjera dokumentacioni që janë në funksion të një kurrikule apo programi trajnimi.

Materialet e trajnimit që përmban kjo platformë mund të hapen, lexohen dhe konsultohen por nuk mund të shkarkohen apo kopjohen.

Në rast se ju kërkoni të shkarkoni, kopjoni apo ti referoheni dokumentacionit të publikuar në këtë platformë, ju duhet të informoheni paraprakisht për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përdoruesit ose të kontaktoni Shkollën Shqiptare te Administratës Publike – ASPA.

Menaxhimi i Përdoruesve

Kush mund të jetë përdorues i e-Libraria?

  1. Punonjësit e administratës publike dhe ekspertë të qeverisjes publike
  2. Ekspertët e miratuar për vlerësimin e cilësisë së kurrikulave për administratën publike
  3. Trajnues të ASPA apo institucioneve dhe organizatave që ofrojnë programe trajnimi për administratën publike
  4. Çdo përdorues duhet të regjistrohet për të përfituar nga njohuritë që përmban e-Libraria

Regjistrimi është aktiv vetëm pas miratimit nga ASPA. Çdo vizitor i jashtëm ka mundësi të lundrojë vetëm në pjesën publike të Platformës.

Raportim dhe Statistikë

e-Libraria mundëson krijimin e raporteve të pasura statistikore për kategori të ndryshme përdoruesish, të organizuara në faqe raportuese.

Shkolla Shqiptare e Administratës Publike

Adresa: Blv "Zhan D'Ark", Nr. 31, Tiranë | Shqipëri

Tel: +355 4 2271860 | Email: info@aspa.gov.al

Kontakt Suporti

Për çdo pyetje apo paqartësi,
ju lutemi mos hezitoni të na shkruani e-mail në:

e-libraria@aspa.gov.al